Trump plan për të dalë nga OBSH

Trump plan për të dalë nga OBSH

Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Donald Trump po bën presion për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën e parë të administratës së re.

Këtë e ka bërë të ditur Financial Times në një artikull.

Ekspertët thonë se kjo do të kishte një ndikim katastrofik në shëndetin global, sepse do të eliminonte burimin kryesor të financimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke dëmtuar aftësinë e saj për t’iu përgjigjur krizave të shëndetit publik, siç është pandemia e koronavirusit.

Drupal Ad

Në vitin 2020, Trump filloi procesin e largimit nga OBSH duke akuzuar agjencinë se ishte nën kontrollin e Kinës. Më pas Presidenti Joe Biden i rregulloi marrëdhëniet.

SHBA është donatori më i madh i vetëm i OBSH-së, duke siguruar rreth 16 për qind të financimit të saj në 2022-2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy