Pas motrës së saj Kim Kardashian tani duket se fansat kanë kryqëzuar motrën e vogët të familjes Kardashian.
Ylli televiziv, Kylie Jenner ka postuar një foto me të brendshme ku ajo ekspozoi format trupore të saj në rrjetin social "Instagram".
Por vetëm një ditë më pas, Kylie u përball me reagime të ashpra nga ndjekësit e saj, pasi pretendohet se ka bërë Photoshop.
Teksa ka pozuar me të brendshme të Pumës, dhe një bluzë që e ka ngritur për të treguar muskujt e barkut, në foto pas saj shfaqet muri disi i deformuar.
Duket se motrat Kardashian e kanë të pamundur të përdorimin e Photoshop për të treguar linjat e tyre perfekte.
Por kjo nuk e ka shqetësuar shumë Kylin, pasi 19-vjeçarja ka postuar disa foto në Snapchat bardh e zi me flokë të lagura duke treguar se është shumë sensuale.



