Një person është shoqëruar në polici për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.
Mësohet se është shoqëruar një person me të cilin biznesmeni ka pasur konflikte më parë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur momentin kur viktima ishte duke u futur në apartamentin ku ai banonte. Ai mori dy plumba, një në kokë dhe trup.
Ai ishte baba i dy vajzave teksa Policia gjatë natës ka kryer kontrolle dhe sot ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.
Në 2018 Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti. Ai zotëronte një dyqan shumice me prodhime gruri.
Ndërsa për autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes.



