Spaho: Energjia ishte vegla e vetme e Putinit, s’i bëri mirë llogaritë me Ukrainën

Spaho: Energjia ishte vegla e vetme e Putinit, s’i bëri mirë llogaritë me Ukrainën

Eksperti i Ekonomisë Mateo Spaho tha në emisionin “Arnautsitan” se nëse Evropa gjen burime alternative të gazit dhe energjisë, Rusia duhet të rishikojë të ardhmen e saj. Spaho vuri në dukje se energjia dhe mineralet ishin veglat e vetme që Moska ka pasur për t’u ulur në tryezat ndërkombëtare.

Kanë kaluar 20 ditë. Sanskionet ekonomike godasin 6 muaj me vonesë. Çdo rus është e detyruar të përdorë rublën. Kjo bën që rubla të humbasë vlerën ndërkombëtare. Shumë produkte nga Rusia nuk do importohen dot për shkak të sanksioneve. Mesatarisht sot një rus merr 600 dollarë në muaj dhe dalëngadalë kjo do të reduktohet. PBB-ja është 40 për qind më pak se e Italisë. Po t’i heqësh Rusisë naftën, burimet natyrore, dhe pak bujqësi s’ngelen shumë elemente të ekomomisë konkurruesë”.

I pyetur se çfarë ndodh me Rusinë nëse Evropa gjen burime alternative, Spaho tha:

Duhet të rishikojë të ardhmen e vet. E vetmja vegël që ka pasur Rusia deri më sot lidhej me energjinë dhe minerale të caktuara, vetëm me atë ulej në tryeza ndërkombëtare. Nëse Perëndimi anashkalon Rusinë në sensin energjitik, Rusia do të jetë fuqi dytësore në rang global”.

Ai shtoi se Putini ka vlerësuar që Ukraina mund të ishte element i rrezikshëm për Rusinë, por sipas tij, shefi i Kremlinit s’i ka bërë mirë llogaritë duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy