Kandidatja e Partisë Socialiste në Bulqizë Festime Mjeshtri ka fituar me 8364 vota përkundrejt 5514 që mori Defrim Fiku, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë".
Po ashtu PS ka fituar bashkinë e Sarandës me kandidatin Oltion Çaçi i cili mori 7909 vota. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, Ardit Çikuli i “Bashkë Fitojmë” mori 5017 vota ndërsa Skënder Muço i PD mori 669 vota.
Edhe në Vlorë fitues është shpallur kandidati i PS, Ermal Dredha me 28243 vota përballë Hysni Sharrës që mori 11787.
Ndërkohë bashkinë Mirditë e ka fituar Albert Mëlyshi kandidat i “Bashkë Fitojmë” me 6355 përballë Ndrec Dedajt të PS i cili mori 5160 vota.
Po ashtu PS ka marrë dhe Tropojën. Rexhe Byberi ka marrë 5126 vota përballë Besnik Dushajt që mori 4876 vota.
Procesi i numërimi ka përfunduar dhe në Gramsh, ku fitues u shpall kandidati i PS, Besion Ajazi me 6263 vota. Hasim Çekrezi i “Bashkë Fitojmë” mori 5629 vota.



