Zgjedhjet në Serbi, Milo: Probabiliteti është që Vuçiç të fitojë sërish. Shqiptarët duhet të bashkohen që vota e tyre të mos ndahet (VIDEO)

Zgjedhjet në Serbi, Milo: Probabiliteti është që Vuçiç të fitojë sërish. Shqiptarët duhet të bashkohen që vota e tyre të mos ndahet (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve në MCN Tv gjasat që presidenti Vuçiç të fitojë zgjedhjet në Serbi janë të mëdha pasi përballë ka një opozitë të përçarë.

Duke vijuar më tej Milo tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen që vota e tyre të mos ndahet.

Unë nuk besoj se mund të ndahen dhe nuk duhet ndarë sepse Vuçiç është presidenti i vendit. Me kompetencat që ka dhe influencën që ushtron është zëri i parë në politikën e jashtme dhe qëndrimet që mbahen në çështjen e integrimit të Serbisë. Dhe të tjerët në raport me të duket se s’kanë fuqi. Vuçiç ka forcuar edhe më shumë tonet nacionaliste dhe po minimizon çështjen e integrimit evropian se e di që integrimi evropian, normat dhe parimet kërkojnë që të sillet si njeri i përgjegjshëm dhe të mos shkaktojë pengesa në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo do të vijojë derisa të vijë rezultati i zgjedhjeve. Gjatë fushatës do të jenë me theks të fortë ngjyrat nacionaliste.

Vuçiç ka, ai vjen nga një parti politike pavarësisht se u distancua, apo bëri sikur, që ka tone të forta nacionaliste dhe që ka influencë. Probabiliteti është që prapë ai t’i fitojë këto zgjedhje përkundrejt një opozitë që ende është e përçarë. Vuçiç jo ka dhe një bazë të fortë ekonomike se ata që e mbështesin njëkohësisht marrin dhe favore.

Kjo është e vërtetë, Lugina e Preshevës, me të 3 komunat e saj nuk  është se ka qenë në linjën e parë të frontit diplomatik për të detyruar Beogradin që t’i japë më shumë të drejta, që u takojnë, përfshirë dhe të drejta përfaqësimi. Shqiptarët aty duhet të bashkohen që vota e tyre të mos ndahet.

Përçarja e faktorit  shqiptar dëmton përfaqësimin e  tyre në parlamentin serb. Nëse shkojnë me kandidatë të përbashkët fuqia  e votës së shqiptarëve rritet dhe mund të ketë përfaqësim më të madh se çka pasur deri më tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy