
Kryeministri holandez Mark Rutte ka deklaruar se nuk është e mundur që BE të ndërpresë plotësisht furnizimin me naftë dhe gaz rus.
“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta ruse dhe gazi rus. Unë nuk do të bëj thirrje për të ndërprerë furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia sot,” tha Rutte në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij francez në Paris.
Të martën, BE-ja njoftoi planet e saj për të ulur importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të eliminuar nevojën e saj të përgjithshme për naftë dhe gaz rus para vitit 2030.
Rutte shtoi se sanksionet e bllokut kundër Rusisë kanë në shënjestër lidershipin rus dhe jo popullin.



