Fermerët grekë, të cilët kanë mëse një javë që protestojnë për sigurimet shoqërore, kanë paralajmëruar bllokimin total të doganës greke në kufi me Shqipërinë. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ditën e martë fermerët e Selanikut do të bllokojnë pjesën greke në Kapshticë të Korçës, ndërsa pala shqiptare ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim.



