Krimi makabër/ Babai vret me çekiç dy djemtë e tij 2 dhe 4 vjeç

Krimi makabër/ Babai vret me çekiç dy djemtë e tij 2 dhe 4 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Trento, Itali. Dy fëmijë të moshës dy dhe katër vjeç janë vrarë nga i ati pak para se të niseshin për në kopësht. Më pas, burri është arratisur dhe është hedhur nga një shkëmb duke gjetur vdekjen.

Nëna e fëmijëve nuk ndodhej në shtëpi dhe kur është kthyer është përballur me skenën makabre. Ngjarja ndodhi në apartamentin ku jetonte familja, në një prej lagjeve të reja të zonës.

Sara Faila, nëna e dy djemve të vegjël, punonte si veteriner dhe është kthyer në shtëpi në drekë, kur ka zbuluar krimin e tmerrshëm. Ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka nisur kërkimet për burrin. Makina e tij është gjetur para një hoteli, ndërsa pas kërkimeve, trupi i tij është gjetur poshtë një shkëmbi.

Sipas hetimeve të para, motivet e krimit mund të jenë problemet financiare. Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë letër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy