Rama: Pezullimi i ministrit nga gjykata, ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ

Rama: Pezullimi i ministrit nga gjykata, ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ

Pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, është ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq.

 

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, duke shtuar se nuk ndodh që në historinë e republikave me tre pushtete,që  pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksat e një vendi. 

 

Sipas tij, ka filluar dhe një lëvizje prokurorësh, të cilët janë turrur në garën e mandatit të ardhshëm të SPAK duke prerë flet arreste me tufa, ne rastin më të mirë që nuk janë farë çështje penale. 

 

Prokurorët po shpërndajnë fletëthirrje për paraqitje në prokurori me sasinë e biletave të teatrit deri për absurditete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy