
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku do të mbajë fjalën e tij në OKB të premten, më 25 shtator.
Gjatë një analize për “MCN Live”, Çupi nënvizoi se Shqipëria ka fituar një autoritet të spikatur ndërkombëtar, që kulmoi me drejtimin e Këshillit të Sigurimit, dhe kjo vizitë do të rikonfirmojë mbështetjen e fuqive të mëdha për sigurinë e vendit dhe rajonit.
Shqipëria udhëhoqi në mënyrë të përsosur, së bashku me SHBA-në, Këshillin e Sigurimit. Pozicioni i Shqipërisë në OKB ka qenë historikisht i nderuar, jemi një shtet që jemi në vëmendje dhe jemi në dinjitetin e OKB-së, por ngjitja në administrimin e Këshillit të Sigurimit ajo ishte kulmore, aq më shumë për drejtimin që i dha Edi Rama.
Kjo ka ndodhur për shkak të përgjegjësive që ka marrë Shqipëria në ngjarjet botërore.
Në këtë Asamble pritet një jehonë e ngjarjeve të mëdha që po kalon Shqipëria. Shqipëria ka marrë autoritet.
Roli i Edi Ramës si kryeministër është shumë i spikatur, ajo çfarë pritet të flitet dhe të diskutohet padyshim është mbrojtja e Shqipërisë nga sulmet kibernetike, sulmet nga luftërat që shkaktojnë vende të terrorizmit.
Analisti Çupi me këtë rast vlerësoi lart pjesëmarrjen e pritshme të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke deklaruar se ai luan një rol shumë të madh në qartësimin e situatave gjeopolitike në një kohë kur bota ndodhet në luftë.
Kryeministri është institucion dhe takimi me institucionet e Kombeve të Bashkuara janë takime të rëndësishme, nuk mund të presim që të ketë më shumë se takimi me një nëpunës të një administrate në korridoret e sallave të OKB-së dhe nuk mund të presim që të njohim dhe të dimë se çfarë ka biseduar dhe ka zgjidhur Edi Rama në SHBA.
Jemi në luftë, bota po e pranon që jemi në luftë, dhe realisht Edi Rama luan një rol shumë të madh në qartësimin e situatave dhe garantimin e forcave që suportojnë Shqipërinë në mbrojtje të vendit si dhe të rajonit, si dhe marrëveshjet që ka shteti shqiptar jo vetëm me Kombet e Bashkuara por edhe me vendet e mëdha siç janë Amerika, Franca, Gjermania, Italia, të cilat janë tashmë për së dyti kanë ardhur në të njëjtën formulë për mbrojtjen e interesave të vendit.



