
Damian Lewis bëri një dedikim emocionues për bashkëshorten e tij, Helen McCrory, pas vdekjes nga sëmundja e rëndë në moshën 52-vjeçare.
Ajo ndërroi jetë këtë javë pas një beteje të heshtur me kancerin. Çifti ishte martuar që nga viti 2007 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Manon, 14 vjeçe dhe djalin Gulliver, 13 vjeç.
"Kurrë nuk kam njohur dikë që përhap aq shumë lumturi. Kurrë nuk kam njohur dikë që mund ta shijojë jetën aq shumë. Aftësia e saj për të qenë në të tashmen dhe për të shijuar momentin ishte frymëzuese. As nuk ishte e interesuar për vetëkenaqejen. Asnjë interes për vetë-reflektimin; ajo besonte në shikimin jashtë të gjësë, jo brenda. Për këtë arsye ajo ishte në gjendje ta kthente shkëlqimin e saj mbi të tjerët", tha Damian për ‘The Sunday Times’.
Ai shtoi se ajo ishte "qesharake", por gjithashtu se mund të ishte "jashtëzakonisht e zemëruar, perandorake, përçmuese. Me lavdi”.
Ndërsa jeta e saj po mbaronte, ajo i dha Damian-it një kërkesë: "Të kesh të dashura, shumë të dashura. Por mundohu të paktën ta bësh këtë pas funeralit tim”.
Ajo gjithashtu u tha fëmijëve: "Mos u trishtoni, sepse edhe pse jam gati të vdes, kam jetuar jetën që doja".
Damian përfundoi: “Që tani më ka marrë malli për të. Ajo ka shkëlqyer më shumë në muajt e fundit sesa do të imagjinonit, më shumë edhe sa ylli më i ndritshëm mund të shkëlqejë. Edhe në jetë duhej të ngriheshim për ta takuar. Por veprimi i saj më i madh, më i guximshëm dhe bujar ka qenë të ‘normalizojë’ vdekjen e saj. Ajo nuk tregoi asnjë frikë, asnjë hidhërim, asnjë keqardhje ndaj vetvetes, vetëm se na armatosi me guximin për të vazhduar dhe këmbënguli që askush të mos jetë i trishtuar, sepse ajo është e lumtur. Jam i tronditur prej saj. Ajo ka qenë një meteor në jetën tonë”.
Burimi: Just Jared



