Pezullohet një tjetër vaksinë, “Johnson & Johnson” ndal provat pasi një pacient shfaqi probleme

Pezullohet një tjetër vaksinë, “Johnson & Johnson” ndal provat pasi një pacient shfaqi probleme

Testet klinike të një vaksine të mundshme të koronavirusit që po zhvillohet nga "Johnson dhe Johnson" janë pezulluar pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur një prej pjesëmarrësve në studim.

Rasti në fjalë po shqyrtohet nga një komision i pavarur i të dhënave dhe monitorimit të sigurisë.

Kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat klinike të kandidatëve tanë për vaksinën COVID-19, përfshirë testet e fazës së tretë, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrës i studimit. Nën udhëzimet tona, rasti po vlerësohet nga Bordi i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave (DSMB) si dhe nga mjekët tanë të brendshëm klinikë dhe të sigurisë. Ngjarje të padëshiruara - sëmundjet, aksidentet, etj - madje edhe ato që janë serioze, janë pjesë e pritshme e çdo studimi klinik, veçanërisht e studimesve të mëdha”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Kjo është hera e dytë që pezullohet testimi i vaksinave. Pak javë më parë, AstraZeneca ndërpreu fazën e vonë të testimit të vaksinës së saj eksperimentale, e cila është duke u zhvilluar në Universitetin e Oksfordit. Edhe në atë rast, shkak u bë sëmundja e një prej pjesëmarrësve në studim.

Testet e vaksinës në Britaninë e Madhe, Brazil, Afrikën e Jugut dhe Indi kanë vazhduar, por janë ende të pezulluara në SHBA.

“Johnson & Johnson” pati deklaruar në shtator se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19 prodhoi një përgjigje të fortë imune në fazat e hershme dhe të mesme të provës. Faza e tretë dhe përfundimtare nisi më 23 shtator dhe në të u angazhuan 60 000 pjesëmarrës. Rezultatet ishin parashikuar të bëheshin publike në fillim të vitit 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy