
Pamja që shihni, vjen nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve Flightradar24. Në të tregohet kryesisht e zbrazët, hapësira ajrore mbi Ukrainë dhe Rusinë perëndimore, me avionë që largohen nga rajonet kufitare.
Në orët e para të së enjtes, autoritetet e aviacionit të Ukrainës lëshuan një njoftim që kufizonte hapësirën ajrore të vendit, duke mbuluar rajonet rreth Kievit, Dnipros, Lviv, Odessa dhe Simferopol.
Rregullatorët europianë të aviacionit paralajmëruan gjithashtu se çdo avion civil që kalon pranë kufirit ukrainas mund të përballet me një “rrezik të lartë” për t’u shënjestruar.
Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, duke sulmuar qytetet kryesore të vendit.
Sulmet ushtarake të koordinuara po ndodhin në disa qytete strategjike si Kharvik, Odesa por edhe në kryeqytetin Kiev.



