
Dhjetëra pensionistë të mbështetur nga Lëvizja Bashkë po zhvillojnë sot protestën e katërt para Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë rritjen e pensioneve dhe miratimin e një minimumi jetik.
“Na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike. Na ka çuar në oksigjen, por ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen. Ne më keq se kot nuk do bëhemi. Ta rrëzojmë me votë!”, u shpreh njëri prej pensionistëve në fjalën e mbajtur.
Një tjetër pensionist nga Berati tha: “Edi Rama na ka mashtruar që në 2013-ën, duke thënë do bëj shëndetësinë falas, legalizimet falas. Deri tani s’ka bërë gjë, akoma më shumë po na rëndon. Edi Rama mos tallet me ne!”



