“Rikthimi” i Musolinit (FOTO)

“Rikthimi” i Musolinit (FOTO)

Në Itali ka dalë në shitje një kalendar me foto të Benito Musolinit. Fotot e 12 muajve të vitit të ardhshëm e paraqesin diktatorin fashist që nga pozat teksa u drejtohet turmave e deri te firmosja e paktit me Gjermaninë në vitin 1939.

Nostalgjikët në Itali ia kanë dalë ta mbajnë gjallë figurën e Duçes, ndërsa rritja e populizmit muajt e fundit e ka zbehur atë si tabu në shoqërinë italiane. Vetë lideri i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, e citon herë pas here Mussolinin, ndërsa mbështetësit e Lega-s i kanë mbajtur fotot e tij në tubime.

Gamma 3000, një kompani printimi me bazë në Romë, ishte e para që nisi prodhimin e kalendarëve të Mussolinit në vitin 1990 dhe tani konkurron me 3 rivalë. Rreth 10 mijë kopje janë printuar nga kjo kompani çdo vit dhe kanë qarkulluar në pikat e shitjes së gazetave.

Kalendarët janë të përfshirë në gazetat e dorëzuara, për shkak të një rregulloreje që e lejon këtë gjë, por nuk ka asnjë detyrim gazetashitësit për t’i shitur.

Kalendarët zakonisht kushtojnë rreth 10 euro. Kërkesa për ta është rritur me rritjen e populizmit.

Pak hapa larg një pike të shitjes së gazetave gjendet një dyqan që shet shishe vere me fotot e Musolinit dhe homologëve të diktatorë si Adolf Hitler dhe Jozef Stalin. "Njerëzit i blejnë ato si dhurata, ndoshta për miqtë e tyre fashistë", thotë pronari i dyqanit, i cili kërkoi të mbetet anonim. "Për mua nuk është asgjë më shumë se nostalgji".

Ish-administrata e majtë në Itali hartoi një ligj në vitin 2017 me qëllim të frenimin e shpërndarjes së materialeve fashiste, por nuk arriti ta kalonte në dy dhomat e parlamentit para përfundimit të mandatit të saj.

Gjatë diktaturës 20-vjeçare të Musolinit, ai dërgoi mijëra hebrenj në kampet e vdekjes, internoi homoseksualë në ishullin e San Domino të Adriatikut, shtypi lirinë e medias dhe ekzekutoi kundërshtarët politikë. Mussolini dhe bashkëshortja e tij, Clara Petacci, u qëlluan për vdekje nga partizanët në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Disa italianë e konsiderojnë atë si liderin e fundit të fuqishëm që ka pasur vendi, që jo vetëm rivendosi rendin dhe ligjin, por që ndërtoi shtëpi, rrugë, sisteme transporti dhe shkolla si dhe investoi në industri.

Silvio Berlusconi, i cili hyri në skenën politike në fillim të viteve '90 dhe e udhëhoqi Italinë për tre mandate , ishte i pari që ndihmoi në rehabilitimin e figurës së Musolinit duke e lavdëruar diktatorin dhe duke u futur në aleancë me Aleancën Kombëtare, e cila doli nga Lëvizja Sociale Italiane neo-fashiste. / Marrë me shkurtime nga The Guardian /  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy