Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama u takua në Greqi me Presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe Kryeministrin Alexis Tsipras, me të cilin u shfaq më pas në një konferencë për shtyp.
Presidenti amerikan vlerësoi zhvillimet pozitive në Greqi, por u shpreh se ka ende shumë sfida për të kaluar, por së bashku krah për krah do të përballemi me to.



