“Kosova”, Kalemaj: Drafti i Ramës, si koncension i pakërkuar. Shumë retorikë, pak përpjekje reale

“Kosova”, Kalemaj: Drafti i Ramës, si koncension i pakërkuar. Shumë retorikë, pak përpjekje reale

Politologu Ilir Kalemaj, për kërkesën e Aleksandar Vuçiç për më shumë autonomi për serbët e Veriut të Kosvës, e cilësoi jo vetëm se Presidenti serb ka rritur pazarin, por duhet kuptuar edhe se çfarë ka përfituar Kosova. Në studion e lajmeve të MCN Tv, Kalemaj tha se në 10 vite Kosova nuk është futur në asnjë organizatë. “Kosovës i kanë ofruar zgjidhje të pafundme, ose shkëmbim territori, ose i katër komunave në Veri, por pa njohje nga Serbia dhe e treta të qëndrojë një konflikt i ngrirë. Pala shqiptare duhet të jetë e përgatitur se kush negocion me kë negocion dhe kush do jetë pjesë e asaj marrëveshjes së madhe.” Sipas tij, raportet e amerikanëve me shqiptarët në Ballkan kanë ndryshuar në favor të Serbisë. “Elementi i parë është furnizimi me armë i Ukrainës nga Serbia duke punuar për llogari të amerikanëve dhe elementi i dytë që e quajnë kokëçarje që të hapet një front i dytë në Ballkanin Perëndimor. Kemi pasur takim të Vuçiç me Biden dhe me shefat e shtabeve serbe, të CIA dhe kjo ka ndodhur në harkun e një viti. Kjo na jep të kuptojmë se kanë lëvizur shumë balanca, pasi Beogradi mund të destabilizoj Bosnje Hercegovinën me Republikën Srpska, Malin e Zi dhe Veriun e Kosovës. Ka ndryshuar shumëçka dhe shqiptarët duhet të përdorin metoda më efektive, si të eleminohen konfliktet e panevojshme.” Draftin e Kryeministrit Edi Rama për asociacionin, e cilësoi si një koncension të pakërkuar. “Shëmbëllente me një koncesion të pakërkuar. Në diplomaci është hera e parë me një koncension të tillë të pakërkuar, i pakonsultuar as me Prishtinën dhe as me Beogradin, janë pikërisht këto dy palë që duhet të bien dakord për shumëçka dhe ka një marrëveshje Ohri. Ne dalim me një draft-asociacioni, ndërkohë që ka drafte të tjera private. Ne dalim me një draft që nuk është konsultuar me askënd, as me publikun në Shqipëri, as me faktorin politik, atë e di vetëm Rama dhe konsulentët që ka paguar. Nëse i është thënë nga Brukseli dhe duan të flasin me zërin e zotit Rama, bën deri diku sens. Por unë e përjashtoj këtë variant. Peter Stano tha se drafte mund të ketë shumë, por çdo lloj rezultante është ajo që vjen nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Vuçiç i vuri vulën dhe tha se drafte ka plotë, por ne i referohemi vetëm draftit të serbëve.” Kalemaj shtoi se Edi Rama bën sikur harron se dhe miku i tij Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, janë djegur pikërisht nga asociacioni. Sipas tij, Albin Kurti si Kryeministër po sillet si në fushatë permanente. “Nuk duhet harruar se gjithë lidershipin në Kosovë sot i ke në Hagë ose jashtë politike, të detyruar ndoshta nga faktori ndërkombëtar për të ceduar dhe përtej mundësive të tyre. Rama në vend që të jetë ndihmues i çështjes së Kosovës të jetë lobist i çështjes së Kosovës dhe të implementonte marrëveshjet e përbashkëta. Kemi parë shumë zhurmë por nuk kemi ende konsullata të përbashkëta, nuk kemi një treg të unifikuar të librit, apo pjesë të tjera që do na afronin dhe do e sillnin kombin shumë afër. Kemi shumëçka në anën e retorikës, por nuk kemi përpjekje reale qoftë dhe me qeverinë e Prishtinës për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut. Përtej retorikës, gjesteve dhe tavolinës me shqiponjë, kemi parë shumë pak. Ndërkohë që kemi pasur shumë më tepër produkt në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe marrëdhënieve me Serbinë.”
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy