Covid/ Ministri britanik i bindur që AstraZeneca lufton versionin afrikano-jugor

Covid/ Ministri britanik i bindur që AstraZeneca lufton versionin afrikano-jugor

Vaksina britanike AstraZenca ka rezultuar më pak efektive kundër variantit të ri të COVID-19 të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Studimi nga Universiteti i Afrikës së Jugut i Witwatersrand dhe Universiteti i Oksfordit tregoi se vaksina kishte ulur ndjeshëm efikasitetin kundër variantit të Afrikës së Jugut, sipas një raporti të Financial Times të botuar ditën e djeshme.

Lidhur me këtë studim ka reaguar edhe ministri i vaksinave Nadhim Zahawi, i cili është shprehur i bindur se vaksina e prodhuar nga AstraZeneca mund të parandalojë formën serioze të sëmundjes të shkaktuar nga varianti afrikano-jugor i koronavirusit.

Zahawi tha se kishte folur me zëvendës kreun mjekësor të Anglisë Jonathan Van Tam këtë mëngjes në lidhje me studimin pasi ai këmbënguli se vaksina “mbron nga sëmundjet e rënda”.

Ai shtoi se duke u bazuar në testet klinike të bëra nga vetë AstraZeneca, është i bindur se vaksina mund të përballet në mënyrë efektive me format serioze të sëmundjes dhe shtrimin në spital”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy