Bastet e paligjshme/ Bregu: Policët marrin përqindjen e tyre nga çdo pikë, kush nuk paguan arrestohet

Bastet e paligjshme/ Bregu: Policët marrin përqindjen e tyre nga çdo pikë, kush nuk paguan arrestohet

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se policët marrin % e tyre nga çdo pikë basti i paligjshme, ndërsa shton se kush nuk paguhet arrestohet. 

Krerët e organizatave më të fuqishme në vend duan pjesën e tyre sa i përket basteve. Çdo organizatë kriminale lokale ka ndikimin e saj.

Në çdo vend të botës krimi i organizuar mund të ketë pjesë tek bastet. Problemi është ku janë policia dhe qeveria. Përderisa nuk krijon një frymë për t’i legalizuar që të mos ketë më konflikte mes njerëzve dhe policia që paguhet për t’i dhënë shërbim qytetarëve, paguhet në të kundërt që të bëjë sikur nuk shikon që këto baste janë në treg kur ato sjellin kriminalitet të lartë. E bëjnë rolin e një vrojtuesi, por të një vrojtuesi të korruptuar. Kanë përfitime kolosale nga të qenurit në të zeza. Në polici ka pasur pikërisht një mënyrë për t’u korruptuar në  tërësi organizata, po jo 100%. Sot besimi ndaj policisë është zero. A ekziston policia? Përderisa prokurori special thotë nuk i kam besim policisë çfarë na mbetet? Prokurori special, e thotë por nuk po vepron. 

Në çdo moment mund të hapet menjëherë një konflikt. 

E ka një hartë të zonave ku luhen bastet, por ato janë kudo, janë evidente. Është e hapur. Ndonjëherë janë miq me njëri tjetrin. Policët zakonisht i kapin bastet, lojtarët nuk i gjejnë dot. Policët i kapin në kohë. Do marrë % nga çdo pikë, e kanë kapur bastin e vet. 

Kush nuk paguhet arrestohet. Kokat i kanë paguar të vetat, ata të vegjlit që bëjnë sikur nuk e shohin policisë e hanë. Sot gjykata i nxjerr për 3 ditë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy