Ja çfarë i ndodh trupit tonë kur konsumojmë kafe

Ja çfarë i ndodh trupit tonë kur konsumojmë kafe

Për shumë prej nesh, kafeja është më shumë se një pije: kjo është një pjesë e domosdoshme e ritualit tonë pasi zgjohemi, është diçka që ne nuk mund të vazhdojmë ditën pa të.

Nëse doni të shijoni qetësinë e një mëngjesi të hershëm ose darkës me familjen, miqtë apo partnerët e biznesit, të pini një filxhan kafe të nxehtë aromatike është gjithmonë një ide e mirë.

Por, ja çfarë ndodh me trupin tonë disa orë pas shijimit të filxhanit të kafesë.

10 minutat e parë:

Kafeina hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut. Zemra juaj rrah dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.

20 minuta:

Filloni të ndjeheni më të përqendruar. Më lehtë merrni vendime dhe zgjidhni problemet. Kafeina mund të ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur, duke u lidhur me receptorët e trurit tuaj.

30 minuta:

Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo mund të ju dërgojë në vizion më të mprehtë.

40 minuta:

Niveli i serotinës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo përmirëson funksionimin e neuroneve, të cilët rrisin fuqinë e muskujve.

4 orë:

Kafeja mund të rrisë shkallën, në të cilën qelizat mund të lirojnë energji. Kur kjo të ndodhë, trupi juaj fillon të ulë yndyrat, madje edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina, gjithashtu, stimulon dhe rrit prodhimin e acidit në stomak.

6 orë:

Kafeina në kafe shkakton efektin e urinimit. Përveç ujit, trupi juaj humb edhe disa vitamina dhe minerale esenciale. Kjo mund të dërgojë në një çrregullim të metabolizmit të kalciumit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy