
Egnatia regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti minimalisht Erzenin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superiore.
Një gol i shënuar nga Zejnullai në minutën e 55-të, i dha fitoren rrogozhinasve, që kryesojnë renditjen me 26 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Partizanit.
Erzeni regjistron kështu ndeshjen e katërt radhazi pa fitore dhe mban vendin e tetë me 13 pikë.
Nuk munguan as polemikat në këtë përballje, ku fillimisht u ndëshkua me të kuq Fangaj, ndërsa shijakasit pretenduan për penallti në minutat e fundit, por VAR-i vendosi ndryshe.



