Negociatat pa rezultat SHBA-Turqi “zhysin” lirën turke

Negociatat pa rezultat SHBA-Turqi “zhysin” lirën turke

Lira turke ka shënuar një tjetër rekord zhvlerësimi kundrejt dollarit të enjten pasi një delegacion turk u kthye nga takimi me zyrtarët e SHBA në Uashington pa ndonjë zgjidhje të dukshme lidhur me një mosmarrëveshje diplomatike.

SHBA dhe Turqia kanë kontradikta në lidhje me arrestimin nëTurqi të pastorit evangjelist, Andreë Brunson, me akuzat për terrorizëm dhe kjo i ka thelluar shqetësimet e investitorëve në lidhje me trajektoren autoritare që po ndjek vendi nën drejtimin e presidentit Erdogan.

Një dollar këmbehej sot me 5.5690 lira, duke shënuar kështu rënien më të madhe që prej vitit 2008.

Delegacioni i zyrtarëve turq mbërriti në Turqi të enjten, një ditë pasi u takua me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Thesarit të SHBA-ve, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve anëtare të NATO-s.

Ankaraja nuk dha asnjë informacion në lidhje me rezultatet e takimit.

Lira ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj këtë vit, një rënie kjo që është nxitur kryesisht nga shqetësimet rreth ndikimit të Erdoganit mbi politikën monetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy