
Kryeministri Edi Rama ka shkuar pasditen e sotme në resortin në Golem, aty ku janë strehuar grupi i parë i shtetasve afganë që mbërritën orët e para të mëngjesit.
Kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur t’i urojë mirëseardhjen duke i përshëndetur të gjithë nga afër, ndërsa nuk kanë munguar dhuratat për fëmijët.
Rama është shprehur se e kupton situatën që shtetasit afganë, duke i bërë krahasim me atë çfarë qytetarët shqiptarë kanë kaluar dikur në vendin e tyre.
Një prej grave afgane falënderoi kryeministrin shqiptar, ndërsa u shpreh se një prej fëmijëve feston këtë të premte ditën e lindjes.



