Maqedonia e Veriut vijon të ketë numra alarmantë të fataliteteve për shkak të COVID-19. Autoritetet shëndetësore atje kanë raportuar sot për 8 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të atyre që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë në 422.
Përsa i përket rasteve të reja sot janë shënuar 127 dhe numri në total ka shkuar në 9153 të prekur, prej të cilëve 4810 të shëruar. 127 të prekurit janë si rezultat i 904 testimeve të bëra. Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.
Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova. Në Klinikën Infektive në Shkup jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 70 dhe 93 vjeçe. Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë pesë pacientë të moshës 34, 45, 78 dhe 87 vjeçe, ndërsa tek një 62 vjeçar prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes. Në Klinikën e Tetovës jetë ka ndërruar një pacient 78 vjeçar.
Aktualishtë në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë 3921 rasteve aktive.



