Maqedonia hedh poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Tomor Morinës, pritet lirimi i tij

Maqedonia hedh poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Tomor Morinës, pritet lirimi i tij

Gjykata Supreme ka marrë vendim për mos ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Tomor Morina drejt Serbisë. Sipas burimeve të gazetave maqedonase, në Supreme është vendosur pas marrjes së mendimit për herë të ditë, nga Prokuroria Republikane.

Tani është çështjeje kohe lirimi i ish luftëtarit të UÇK-së Morina, pasi vendimi i Supremes duhet të shkojë së pari drejt Gjykatës Themelore, dhe kjo e fundit, pas kompletimit të dosjes me këto mendime, duhet ta dorëzojë për qëndrimin final te Ministria e Drejtësisë.

Një procedurë e tillë pritet të përfundoi në harkun kohor të disa orëve, por edhe të disa ditëve.

Avokati i Morinës, Naser Raufi tha gjithashtu se pret me optimizëm një vendim të tillë, edhe pse prej ditësh theksonte se ligji për bashkëpunim ndërkombëtare për materie penale, ishte në favor të klientit të tij.

Tomor Morina u ndalua në vendkalimin kufitar të Bllacës, në 24 korrik. Në bazë të fletë-arrestit të Interpolit, me kërkesë të Serbisë, Morina akuzohej për krime lufte gjatë viteve 98-99.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy