
Trupat e 44 civilëve janë gjetur nën rrënojat e një pallati pesëkatësh në Izyum, në rajonin e Kharkiv, në perëndim të Ukrainës.
Një lajm i tillë bëhet i ditur nga kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv, Oleg Sinegubov, në Telegram.
Ky është një akt i tmerrshëm i një krimi lufte, nga ana e okupatorëve rusë kundër civilëve. 44 kufoma u gjetën në rrënojat e një pallati.
Ai tha se ndërtesa pesëkatëshe ishte shembur bashkë me civilët brenda, si pasojë e sulmeve ruse.
Izyum është një qytet lindor i Ukrainës që Rusia e ka mbajtur si një nyje kyçe të vijës së parë të sulmit.



