Deputet i PD-së Fation Veizaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi Bordin e Transparencës, që sipas tij ka qenë më tepër një valvul shkarkimi dhe zgjidhje për qeverinë se sa për vetë problematikën e çmimeve.
Veizaj theksoi se ajo që duhet të bëjë qeveria për uljen e çmimeve është që të ulë taksat.
Bordi i Transparencës ka qenë zgjidhje për qeverinë, jo për problemin, ka qenë një valvul shkarkimi për qeverinë. Me plasjen e luftës në Ukrainë që pati një rritje tjetër të çmimeve të karburanteve në burse, ministrja e Financave tha që janë rritje në bursë dhe nuk mundemi t’i kontrollojmë. Kur u kthye në revolt popullore, u gjet zgjidhja të bordi, që si koncept mund të funksionojë në momente të caktuara krizash. Por problemi i çmimit në Shqipëri është fare i thjeshtë, është barra fiskale. Të gjithë blejnë me të njëjtat çmime, por secili shtet e ngarkon me taksat e vete. Shtetet me mirëqenie më të lartë kanë taksa më të larta. Ne hyjmë te vendi I 11 sot me çmimin më të lartë! Ajo që duhet të bëjë qeveria për uljen e çmimit është të ulë taksat. Një absurd është taksa e qarkullimit, që është 27 lekë. Si Kosova dhe ne e blejmë naftën në të njëjtin vend, në të njëjtin treg. Logjikisht në Kosovë nafta do kushtonte më shtrenjtë, për shkak të kostos së transportit, në fakt është më lirë, për shkak të barrës fiskale. Kemi taksa të shtuara në karburant që s’i kanë as vende të tjera. Ose taksa e markimit, taksa e lincesimit”.
Deputet i PD vuri në dukje se Bordi i Transparencës jo vetëm që s’ka caktuar çmimet në mënyrë koherente, por ka dëmtuar një pjesë të mirë të biznesit të karburanteve.
Bordi mund të kishte funksion… P.sh. në Maqedoni çmimi përcaktohet nga shteti. Bordi nuk ka përcaktuar çmimet në mënyrë koherentë dhe ka dëmtuar një pjesë të mirë të biznesit të karburanteve. Kryeministri bëri show mediatik, ku mblodhi biznesin e karburantëve, duke u thënë që ne po mbajmë një pjesë të krizës, ju duhet të mbani pjesën tuaj. Bordi ka lënë një marzh fitimi për pikat e pakicës që është relativisht i ulët. E vetmja zgjidhje është ulja e barrës fiskale. Bordi ka shërbyer vetëm si valvul shkarkimi. Për mua duhet të ishte shkrirë me kohë, ekonominë e tregut e rregullon vet tregu. Qeveria këtë lekë që po u merr qytetarëve mund t’ua lërë në dorë për të rritur konsumin. Nafta prek çdo degë të ekonomisë. Kjo përkthehet në kosto më të lartë për produktet që paguhen nga konsumatori final. Ajo që kanë bërë gjithë vendet e rajonit, dhe vendet që duan të ndihmojnë konsumatorin, kanë ulur taksat. Taksa e qarkullimit rëndon si bizneset si qytetarët. Një nga politikat që qeveria duhet të kishte si synim do të ishte mbajtja e asaj rafinerie që kishim. Për të pasur pavarësi energjitike dhe çmime të kontrolluara, gjëja më e mirë do të ishte ta mbanim në punë rafinerinë”.



