Përmbytjet/ Meta: Bashkëpunoni me ushtrinë e policinë

Përmbytjet/ Meta: Bashkëpunoni me ushtrinë e policinë

Për situatën e përmbytjeve ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", të cilin e ka shoqëruar me një foto ku punonjësit e FA-së kanë shpëtuar nga "kthetrat" e ujit një grua të moshuar, Meta shprehet se është pranë çdo familje në vështirësi dhe fton këdo qytetar që të bashkëpunojë me forcat e ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile për të tejkaluar këtë situatë të rëndë dhe për të mos lejuar përshkallëzimin e saj.

"Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë. 

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.

Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet."- shkruan Meta.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy