Shqipëria zhgënjen ndaj Jordanisë, nuk arrin më shumë se një barazim në "Elbasan Arena" (VIDEO)

Shqipëria zhgënjen ndaj Jordanisë, nuk arrin më shumë se një barazim në "Elbasan Arena" (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare vijon paraqitjet e saj zhgënjyese edhe në sfidat miqësore përballë rivalëve modest duke mos e shijuar ende fitoren.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian Kristian Panuçi, nuk mundën dot mbrëmjen e sotme as një skuadër të dobët si Jordania duke mos shkuar më shumë se barazimi i bardhë 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Një tjetër paraqitje e dobët dhe zhgënjyese nga ekipi kombëtar që ende nuk po ia arrin dot të dal nga rezultatet negative duke na rikthyer shumë vite pas në kohë.

Edhe pse në takimin e sotëm Shqipëria arriti që të dominojë mbi kundërshtarin, në momentet e finalizimin nuk arritën të ishin të saktë ku në disa raste u mungoi fati si dhe pritjet e portierit Jasin.

Tashmë pas kësaj paraqitje tjetër zhgënjyese dhe të dobët të zhvilluar nga Shqipëria e Panuçit, e gjithë vemendja do të jetë në ndeshjen e rradhës kundër Izraelit.

Ky takim do të luhet të dielën në transfertë, ndeshje që është e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Kombeve.

Këto janë dhe rastet më të mira të miqësores Shqipëri-Jordani.

Sërish Shqipëria që i afrohet golit të avantazhit me Frederik Veselin që godet brenda zonës, por Jasin është i vemendshëm duke pritur goditjen e mbrojtësit kuqezi

Portieri Jordanisë Jasin bën mrekullinë duke i mohuar golin e epërsisë kuqezinjve pas një goditje spektakolare të bërë ngë sulmuesi Balaj

Shqipëria e nis në sulm pjesën e dytë duke rrezikuar me Manaj që godet nga distanca, por topi përfundon afër shtyllës pingule

Minuta 44′, Shqipëria krijon një aksion mjaft të bukur në krahun e majtë me Grezdën që jep një asis për Manaj që godet mirë, por ndalet nga portieri

Minuta 22′, Tjetër rast i mirë për Shqipërinë për të kaluar në avantazh me Gavazaj që nuk godet dot për të shënuar pas një ndërhyrje mjaf të mirë të mbrojtësit kundërshtar

Eros Grezda humbet rastin më ideal për Shqipërinë për të kaluar në epërsi ku i vetëm përballë portierit e dergon topin jashtë kuadratit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy