
“Serbët nga Kosova do të ndjekin apelin dhe do të këshillojnë që ata të kenë marrë dje nga presidenti Vuçiq, ata nuk do të reagojnë ndaj provokimeve”, ka thënë shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
Deklarata e tij ka ardhur pas takimit të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Serbisë, i thirrur nga presidenti Aleksandër Vuçiç, për të diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar pas paralajmërimeve për zhvillime eventuale në veri të Kosovës.
Gjuriç, ka thënë se në takim është diskutuar për sigurinë e qytetarëve dhe shqetësimi që marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe nuk po zbatohet pas 1, 930 ditëve sipas "Tanjugut".
Ai tha se presidenti Vuçiç ka dhënë detyra të caktuara në përputhje me autorizimet e tij dhe se në mbledhjen e Këshillit janë nxjerrë disa konkluzione.
Ushtria dhe shërbimet e sigurisë kanë marrë detyrat e tyre, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me “agjenturën” e individëve nga opinioni i brendshëm.
“Këto gënjeshtra janë pjesë e një skenari të organizuar në të cilin janë përfshirë shërbimet e jashtme. Presim që autoritetet tona të sigurisë të ndërmarrin hapa për të parandaluar fenomene të tilla. Do të mbetemi të qetë dhe të përmbajtur, nuk do të bëjmë asgjë që dikush mund ta përdorte si justifikim për aktivitete kundër qytetarëve tanë”, tha Gjuriç dhe theksoi se serbët në Kosovë do ta dëgjojnë apelin dhe këshillën që morën dje nga Vuçiç dhe se ata nuk do të reagojnë dhe nuk do të bien pre e provokimeve.



