Britania merr masa të ashpra, karantinë 10 ditore për udhëtarët nga 22 vende

Britania merr masa të ashpra, karantinë 10 ditore për udhëtarët nga 22 vende

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se qeveria do të ashpërsojë masat e kontrollit në pikat kufitare, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Johnson është shprehur se janë 22 vende të cilat konsiderohen me rrezik të lartë lidhur me variantet e reja të Covid, si Afrika e Jugut, Portugalia dhe SHBA.

Qeveria Johnson do të aplikojë karantinën 10 ditore në hotele për udhëtarët të cilëve nuk mund t’i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe, siç janë shtetasit shtetasit britanikë.

Udhëtarët do të priten në aeroport dhe do të transferohen në hotele.

Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirus ka shkuar 3.689.746, ndërkohë që numri i viktimave është 100.162 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Britania e Madhe është ndër vendet e para që po përdorin për vaksinimin masiv tre vaksina të ndryshme, Pfizer, Modera dhe AstraZeneca.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy