Iraku ka ekzekutuar me varje tre persona të dënuar për përfshirje në një sulm me bombë në Bagdad që vrau më shumë se 300 njerëz dhe plagosi qindra në vitin 2016.
Bomba shpërtheu teksa njerëzit po shijonin një natë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky ishte bombardimi më vdekjeprurës në Irak që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA në 2003.
Grupi i Shtetit Islamik (IS) ka pranuar se ka kryer sulmin. IS është mposhtur dhe ka humbur kontrollin e territorit, por ende mbetet aktiv.
Ekzekutimet u kryen të dielën ose të hënën, tha zyra e kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani. Nuk përmenden emrat e të ekzekutuarve.
Një burim qeveritar i tha agjencisë së lajmeve AFP se Ghazwan al-Zawbaee, që konsiderohet të jetë organizatori i IS që qendron sulmit, ishte në mesin e atyre që u vranë.
Më 3 korrik 2016, një automjet i mbushur me eksploziv u hodh në erë pranë një qendre tregtare të mbushur me njerëz në Karrada, një zonë kryesisht myslimane shiite e kryeqytetit irakian.



