Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht anëtarët e KPK

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht anëtarët e KPK

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.

Në kallëzimin penal të prokurores Gjati, bëhet e ditur se anëtarët e KPK akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokurorja Gjati akuzon KPK se nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit.

Na shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”, thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.

Prokurorja Rita Gjati e Prokurorisë së Rrethit Kukës do të përballet këtë të martë më 16 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo, pikërisht ata të cilët prokuroja i ka paditur.

Rita Gjati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokurore në Sarandë, por në vitin 2008 ajo u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama pas një inspektimi të kryer.

Ajo u rikthye në detyrë në vitin 2013 dhe në vitin 2014 u emërua në Prokurorinë e Kukësit, ku vazhdon të kryejë detyrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy