Organizatat e mbrojtjes së kafshëve vazhdojnë të thonë fjalë të mira për veprimin qeverisë shqiptare për shpëtimin e ariut Tom që mbahej i lidhur në një lokal në Ulëz. Ariu do të qëndrojë sa të marrë veten në Kopshtin Zoologjik në Tiranë dhe më pas do të transferohet në një park në Kosovë.
Sipas të dhënave të këtyre organizatave, janë 50 arinj që mbahen në kushte mizore në Shqipëri.



