Kuvendi/ Braçe thërret në interpelancë ministrin Peleshi

Kuvendi/ Braçe thërret në interpelancë ministrin Peleshi

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën janë parashikuar 9 pika për diskutim.

Seanca e sotme do të nisë me një interpelancë me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti socialist, Erjon Braçe.

Po ashtu, do të diskutohen dhe votohen edhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2017, projektligji “Për ndihmën juridike”, projektligji “Për aderimin e RSH në marrëveshjen ndërkombëtare për vajin e ullirit dhe ullinjtë e tavolinës 2015”, projektligji “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale si dhe një projektvendim “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurencës”.

Në fund të seancës janë parashikuar 60 minuta diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy