Vlora u trondit sot nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi pranë mbikalimit të Panajasë.
Persona të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një makine “Benz” duke vrarë dy persona.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se kanë mbetur të vrarë shtetasit Shpati Lena, 37 vjeç, dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç.
Pak minuta pas krimit të dyfishtë, një automjet tip “BMW” u gjet i djegur në aksin Levan-Tepelenë.
Policia sqaron pas verifikimit makina rezulton të jetë me targa të huaja italiane dhe dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake e automjetit në brendësi të tij janë gjetur 3 armë zjarri automatike.
Kujtojmë që vetëm dje humbën jetën dy persona, Madrid Ulqinaku që u qëllua me armë zjarri në Elbasan, dhe Klodian Bakiaj, i cili u godit për vdekje me thikë në Sarandë, pas një sherri për një vend parkimi.
NJOFTIMI
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz".
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMW", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.



