Rama flet për revistën prestigjioze të femrave: Kur të tërhiqem nga politika do dizenjoj rroba

Rama flet për revistën prestigjioze të femrave: Kur të tërhiqem nga politika do dizenjoj rroba

Revista prestigjioze “WWD” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit shqiptar Edi Rama. David Moin e ka titulluar artikullin “Stili i pazakontë i kryeministrit shqiptar”, dhe e ka nisur këtë shkrim me atletet e famshme të Ramës në Samitin e Triestes. Sipas Ramës, lajmi kryesor i këtij Samiti, ishin pikërisht atletet e tij.

“Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit. Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi. Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez,” thotë Rama.

Gazetari shkruan për Ramën se nuk është aspak një kryetar shteti i zakonshëm. Ai gjithashtu përmend faktin se Edi Rama ka luajtur basketboll deri në moshën 27-vjeçare duke qenë pjesë e Kombëtares. 

“Ne nuk kemi luajtur shumë sepse ishim një vend i izoluar. E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap, unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit”, thotë Rama.

Rama ka folur edhe për kohën kur ka qenë ministër Kulture.

“Kur u bëra ministër i Kulturës, duhet të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk përqendrohesha dot për gjërat që thoshin. Ishin takime që zgjasnin me orë dhe unë gjatë gjithë kohës vizatoja mbi fletët e vendimeve. Por ministri i Arsimit që ulej afër meje, më tregoi pas disa kohësh koleksionin e tij të artit. Pashë mes tyre dhe një koleksion me punimet e mia.

U habita. Ishte e trishtë që i kishte marrë. I thashë asistentes sime që ky tipi më ka vjedhë artin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, kemi me tonelata këtu. Në mënyrë private, ajo i kishte ruajtur gjërat. I thashë që të vazhdonte t’i mblidhte”, vijon Rama.

Në fund të intervistës, Rama bën edhe një zbulim interesant. Ai thotë se kur të tërhiqet nga politika, do të dizenjojë rroba: “Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks. Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv. Por kush e di? Gjithçka mund të ndodhë”.

Në shkrimin e gjatë të “Women’s Wear Daily” Rama i ka dhuruar gazetarit David Moin edhe një kravatë të stiluar sipas vizatimeve të tij: “Ende nuk e kam vendosur nëse do t’i komercializoj këto. Ndoshta në një jetë të tretë”.

Rama thotë se gjatë kohës që jetonte si artist i lirë në Francë nuk e imagjinonte veten në politikën zyrtare. “Unë u bëra i famshëm për shkak të aktivizimit në politikë. Isha një lloj Michael Moore. Çfarë mendoni për të? Ai nuk është politikan, por është shumë i lidhur me politikën. Gjithmonë e kam menduar se një qytet i angazhuar në art apo që është figurë publikë e ka obligim të përfshihet”. / Opinion / 

Një pjesë të madhe të shkrimit zënë edhe idetë e Ramës për të shtuar eksportet e veshjeve me traditë shqiptare dhe se si kompanitë e mëdha të modës përdorin krahun e lirë të punës në Shqipëri për markat e tyre.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy