
Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të shpallin më shumë sanksione kundër Rusisë këtë javë.
Sot në Kiev, "Unë do të njoftoj një dërgesë tjetër të pajisjeve kritike, duke përfshirë municione artilerie, sisteme antiblindore dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit të Ukrainës nga bombardimet ajrore. Do t’ju informoj se më vonë këtë javë ne do të shpallim sanksione të mëtejshme kundër elitave dhe korporatave që po përpiqen të shmangin ose rimbushin makinerinë ruse të luftës”, tha ai në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.



