“Pronat, skandali më i madh në vend”, Ndoja: Pastrimi më i madh i parave ndodh në bankat e nivelit të dytë (VIDEO)

“Pronat, skandali më i madh në vend”, Ndoja: Pastrimi më i madh i parave ndodh në bankat e nivelit të dytë (VIDEO)

Deputeti i PD-së Arjan Ndoja tha në studion e MCN Live se PS po bën matematikë elektorale votash me reformën zgjedhore. 

 

Nuk janë parë kriteret, por më e rëndësishmja është që nuk janë dëgjuar njerëzit. Këta pa mbaruar dëgjesat me të gjithë qarqet e vendit, dalin me një raport se kemi pasur vendosur datën 15 korrik. Data 15 korrik është marrëveshje e vendosur mes dy partive mund të shtyhet fare mirë. PD ka raport prej 450 faqesh del me projekt prej 101 bashkish, me idenë që i ofrojmë shërbimin qytetarit. E them me bindje kjo është matematikë elektorale votash. Janë marrë kutitë e votimit, njëra pas tjetrës. Nëse Kavaja bëhet me Rrogozhinës PS ndihet e sigurt për ta thyer si bastion. 

 

Më tej, Ndoja tha se flluska e ndërtimit do të shpërthejë në 2027.

 

SPAK do të konsiderohet më mbrapa, nga biznesmenët shqiptarë sikur është dora që i është vendosur në fyt motorit të ekonomisë shqiptare. Marrim disa raste të fundit, po del që paratë e përfituara nga trafiqet e drogës janë futur në aktivitet e ndërtimit. Ndërtimi është zë i fuqishëm i ekonomisë. Me qindra mijëra metra katrorë leje janë dhënë, do të shkojnë për t’u zhvilluar vetëm taksa e ndikimit në infrastrukturë shkon në buxhetin e shtetit, pjesa tjetër, është tek operatorët e tjerë. Futen në lojë bankat. Ekonomia lëviz. Duke parë se çfarë u ndodhi të tjerëve, thonë q ëmë mirë t’i mbajmë rezervat. Kjo do të sjellë impakt negativ për ekonominë nga shtator e më pas, edhe tek çmimet, ajo flluska e madhe që flitet herë pas here. Do na vijë treni i ’96, siç ishin skemat piramidale. Flluska e ndërtimit do të shpërthejë në 2027.  

 

Sipas deputetit Ndoja pronat janë skandali më i madh në vendin tonë.  

 

Shikoni skandalin me pronat, ai do jetë skandali më i madh në republikë. Të shkosh atje nuk gjen pronën tënde. Me sistemin e ri hiqet dhe dokumentacioni i parë që ke por dhe skanimi në sistemin elektronik. 

 

Për mua pastrimi më i madh i parave në vendin tonë ndodh në bankat e nivelit të dytë. 

Forma e dytë është ajo që thamë, me paqen fiskale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy