Një 35-vjeçar shqiptar, i cili u arratis nga burgu i Alesandrisë tri javë më parë, është vënë në pranga. Mediat italiane bëjnë të ditur se Besnik Mirra, i cili duhej të vuante dënimin deri në vitin 2024, është kapur dje në një vendstrehim romësh. Policia po punon për të zbuluar nëse në arratisjen dhe fshehjen e tij gjatë kësaj kohe ka pasur bashkëpunëtorë.
Mirra ishte arratisur nga burgu i San Michele-s më 17 mars. Ai duhej të vuante dënimin deri në vitin 2024 për nëj seri veprash penale si grabitje, vjedhje, rezistencë ndaj policisë dhe dëshmi false.
Mirra shfrytëzoi një defekt teknik në sistemin e kamerave të burgut për t’u arratisur. Ai ia doli të fshihej për 3 javë me ardhë, pavarësishts e menjëherë pas arratisjes së tij, u ngritën dhjetëra psotblloqe në rrugë dhe u ushtruan shumë kontrolle në zonat përreth.



