
Detaje të reja kanë dal nga vrasja e 28-vjeçarit Klajdi Prendi, në Tiranë.
Mësohet se i riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në makinën e tij.
Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba me silenciator..
Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri.
Autorët pas krimit djegin automjetin në zonën e Farkës në Tiranë.



