
Kjo fundjavë rezervon përballje interesante në Superiore, por edhe Kategorinë e Parë, të cilat mund t’i ndiqni në ekranin e MCN.
Të shtunën do të transmetohet në MCN 24, sfida mes Kukësit dhe Tiranës, ndërsa në orën 16:00, do të luhet supersfida mes kryesuesve, Partizani-Egnatia në ekranin e MCN TV.
Në të njëjtin orar, do të luhet edhe ndeshja tjetër e Superiores, Teuta-Skënderbeu.
Dy ndeshjet e fundit të Superiores do të luhen të dielën në orën 13:30, me Laçin që pret Vllazninë, ndërsa Erzeni përballet me Dinamo City.
Në orën 17:00, në ekranin e MCN 24, do të keni mundësinë të ndiqni supersfidën e Kategorisë së Parë, atë mes Elbasanit dhe Flamurtarit.
Gjithashtu do të jetë edhe emisioni “Skaner”, para dhe pas çdo ndeshje.



