
Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se përpjekja e fundit e BE-së për të ndërmjetësuar një dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po bëhet për të shpëtuar fytyrën e Brukselit.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Ramabaja tha se po të kishte interes BE-ja mund të bëhej një përçapje e re e sjelljes së Serbisë.
Më tej, ai tha se qeveria e Serbisë e ka sjellë situatën në buzë të luftës disa herë.
Përpjekjen për dialog e shoh si një përpjekje për të shpëtuar fytyrën e Brukselit dhe diplomacisë evropiane. BE ka rrëshqitur gradualisht në rihapjen e pakos dhe diskutimin e çështjeve të brendshme të Kosovës në raport me Serbinë, statusit të saj, vënies në pikëpyetje të 17 shkurtit 2008. Kjo përpjekje në çastet kur mund të flitet për një strategji të re të Beogradit në raport me Kosovën duket si një ‘deja vu ‘që nuk sjell ndonjë sukses.
Po të kishte interes BE sigurisht që mund të bëhej një përçapje e re e sjelljes evropiane të Serbisë. Stano, Borell dhe Lajcak qorton të dy palët kur këtë gjendje e ka sjell Beogradi, ata provuan që me tërheqjen e listës serbe, dështuan dhe në përpjekje për ta korrigjuar e rikthyen trupën dhe do të jenë në pikëpyetje si do të funksionojë.
Qeveria serbe është kleofashiste dhe e ka sjellë situatën buzë luftës por dhe në gushtin e këtij viti dhe pas shpalljes së pavarësisë që dogji pikat kufitare. Pati vrarë dhe ushtarë ukrainas dhe polakë në veri , ka bërë vijimin e gjenocidin në veri të Kosovë në sy të KFOR. Të gjithë këto vepra janë nën firmën e Vuçiç, ai ka dështuar në ndarjen e Kosovës dhe kjo është arsyeja pse vajton. Presioni në rritje e Perëndimit për të kaluar këtë situatë është i vetëkuptueshëm, por do të ishte i pakuptimtë nëse do i ktheheshin logjikë evropiane të zgjidhjes së çështjes.
Gjasat janë që ka një përpjekje për të vazhduar atu ku kishte mbetur në 18 gusht, se dialogu ishte ristrukturuar, aty bëhej fjalë për njohje reciproke dhe njohje të realitetit. Çdo gjë mbetet e hapur për aq sa angazhohet diplomacia perëndimore, kjo dyshe përfaqësuese lë për të dëshiruar nëse nuk ka ndërhyrje të SHBA-së.



