
Gjimnazistët e kolegjit turk, “Mehmet Akif” do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar vendimin për mbylljen e këtij institucioni arsimor.
Protesta do të zhvillohet ditën e nesërme më 26 shtator, në orën 10:00.
Pas ministrisë së Arsimit, ata më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.
Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.
Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur kolegjin e fondacionit “Gulistan” vjen nëntë muaj nga thirrja paralajmëruese e presidentit turk, nga foltorja e parlamentit shqiptar.



