Një agjenci e mirëfilltë prostitucioni që ofron shërbime seksuale si nga femrat edhe nga transeksualët. Një organizim i përkryer me apartamente me përzgjedhje përmes faqeve të takimeve online, pagesë 40 euro në ditë, madje edhe mbrojtje në rast të ndonjë problem me klientët. Policia italiane ka zbuluar se në krye të këtij “biznesi” të ngritur në Aquila ishte një 22-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçare nga Republika Domenikane, të dy të arrestuar.
Hetimi ndaj tyre ka zbuluar se kishin organizuar gjithçka: që nga publiciteti, kërkesa nëpërmjet telefonatave, apartamenti dhe mbrojtja e prostitutave dhe transeksualëve. Në shtator të vitit të shkuar, në përfundim të shërbimit, një prostitutë kolumbiane kishte debatuar me një klient dhe menjëherë është shfaqur shqiptari, i cili e ka qëlluar burrin me grusht.
Ndërsa detyra e 28-vjeçares ishte të monitoronte prostitutat dhe të reklamonte shërbimin. Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi 4 celularë, të cilët presin të hedhin dritë më shumë mbi mënyrën se si funksiononte grupi.



