Detaje të reja nga vrasja në Elbasan/ Momenti kur Pjerin Xhuvani qëllohet nga ish-truproja e Ambasadës Amerikane

Detaje të reja nga vrasja në Elbasan/ Momenti kur Pjerin Xhuvani qëllohet nga ish-truproja e Ambasadës Amerikane

Nga Anduena Llabani

Dalin detaje të reja për ngjarjen me një të vrarë në Elbasan.

Ja momenti kur Arbër Papleka ish-efektivi i Reneas, ka dalë nga furgoni me logon e PD dhe ka qëlluar mbi makinën ku shpërdaheshin para dhe karta.

Këto janë dhe fjalët e tij të para pas dorëzimit në polici: Qëllova për vetëmbrojtje.

Burime për  MCN thanë se mjeti mbi të cilin është gjuajtur me armë ishte i blinduar, ndërsa ai njihet si mjet në pronësi të të grupit të tregut.

Mjeti ka qenë i targuar dhe i blinduar (targa AA040NJ).

Një pjesë e dinamikës së ngjarjes tregon se personat u qëlluan në befasi, ndonëse policia ishte njoftuar më parë për një rast ku një makinë shpërndante para. Brenda makinës u konstatuan karta ID dhe një shumë lekësh.

Njeriu që duket në foto ka qenë së fundmi një punonjës në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Prej pak muajsh, ai është shkarkuar si truprojë e ambasadës. Një prej personave të dyshuar si autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit është një ish-oficer policie me gradën nënkomisar. Me një karrierë disavjeçare në skudrën e Reneas dhe atë të shqiponjave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy