Fevziu flet për intervistat me politikanët: Shumë prej tyre kanë ndërruar versionin e kujtimeve

Fevziu flet për intervistat me politikanët: Shumë prej tyre kanë ndërruar versionin e kujtimeve

“I kam ruajtur të gjitha dhe më lindi një ide t’i publikoj të gjitha se çfarë kanë thënë”, kështu deklaroi gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV  teksa shtoi se shumë prej politikanëve sot kanë ndërruar edhe versionin e kujtimeve.

“Kisha menduar të bëja 11 intervista, por 7 pranuan, pjesa më e madhe ishte nga e djathta. Unë iu pata thënë që do bëjmë një intervistë ku barra e së vërtetës iu binte atyre. Që prej 1994-ës unë ruaj çdo shkrim që më bien ë dorë. I kam ruajtur të gjitha dhe më lindi një ide ti publikoj të gjitha, se çfarë kanë thënë. Shumë prej tyre kanë ndërruar versionin e kujtimeve, të kujtimeve. Në këto 30 vite iu kam thënë ju çfarë nuk keni thënë për njëri tjetrin. Ju thash që do ti publikoj në një libër. Ia bëra Genc Rulit, Dashamir Shehit etj. Intervistë shumë e mirë ka qenë ajo e Genc Rulit. Nëse unë do ta botoj këtë libër do ishte spektakolar”, tha Fevziu.

Ndërkohë gazetari Rakipi shtoi: “Ky është një vend i vogël dhe ne i takojmë përditë. Berluskonit i thanë që do ti bënin një biografi dhe nuk pranoi dhe më vonë ai kërkoi që gazetari Alan Friendman t’ia bënte dhe ai nuk i flet më atij”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy