Berisha: Aleanca jonë fituese. Lista e mbyllur e Ramës, është listë e mafies

Berisha: Aleanca jonë fituese. Lista e mbyllur e Ramës, është listë e mafies

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se lista e Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, është lista e fitores në 11 maj.

Në një komunikim me mediat ditën e sotme Berisha deklaroi se shqiptarët, panë mbrëmë listën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, duke deklaruar se kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze.

Shqiptarët, panë në listën e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerë që ka ndodhur ndonjëherë, koalicion i cili është faktor madhor i fitores më 11 maj, pasi anëtarët e kësaj aleance përfaqësojnë mbi 26% të votave të të gjithë shqiptarëve, pa PD këtu.

Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora.

Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.

Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta.

Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura.

Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng.

Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia. Listë të mbyllur.

Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu.

Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera.

Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit.

E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.

Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia.

Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy