Britani, një libër policor për shqiptarët dhe mitin e policëve të korruptuar

Britani, një libër policor për shqiptarët dhe mitin e policëve të korruptuar

Një shkrimtar britanik i vendos shqiptarët në qendër të një romani policesk. Peter James, një shkrimtar që jeton në Brighton dhe ka shitur miliona kopje në këtë gjini të prozës, i ka vendosur ngjarjet e romanit të tij "Dead If You Don’t" (I vdekur nëse nuk e bën) pikërisht në zonën ku jeton një komunitet prej 2 mijë shqiptarësh. 

Një nga synimet e tij është që me këtë roman të rrëzojë një “mit” të krijuar mes shqiptarëve, sipas të cilit nuk ka polic të pakorruptuar.

Ngjarjet zhvillohen në Brighton, ku Kipp Brown, një biznesmen i suksesshëm që ka rënë pre e bixhozit, përjeton makthin më të madh në jetë: atë të rrëmbimit të të birit.

Ai nis të humbasë shuma të mëdha në kumar dhe një ditë, ndërsa shoqëron të birin 16-vjeçar në një ndeshje futbolli, djali zhduket.

“Idenë e këtij libri ma dha një police. Unë i vendosa ngjarjet në komunitetin shqiptar të Sussex-it. Shumica e këtij komuniteti janë njerëz të mirë, por ka disa që kanë reputacion kriminal. Kjo nuk prek pjesën tjetër të komunitetit, por brenda tij, nëse dikush del nga vëllazëria kriminale, ata bëjnë një demonstrim publik të dhunshëm për t’u dhënë një mësim. Policia në Shqipëri është e korruptuar dhe policia britanike ka hasur probleme me komunitetin shqiptar, pasi ata nuk besojnë se ka polic të mirë. Oficerja që mbulon zonën e Sussex-it ku jetojnë shqiptarë më tha se do të ishte interesante nëse me një libër ne thyejmë akullin dhe përcjellim mesazhin se mund të ketë policë të pakorruptuar”, tregon autori.

Sipas tij, oficerja Nikki Denero, e cila i dha idenë e librit, është personazh me të njëjtin emër në rrëfim.

Peter thotë se e ka vizituar Shqipërinë dhe ka njohur shumë njerëz miqësorë. “Shumë shqiptarë janë të vetëdijshëm për reputacionin që kanë. Unë e kam vizituar Tiranën dhe kam qëndruar në një nga hotelet e saj më të reja. I thashë kamerierit se më kanë paralajmëruar të kem kujdes në Shqipëri, por vura re se njerëzit ishin miqësorë dhe të gatshëm për të ndihmuar. “Kjo sepse të këqinjtë janë në vendin tënd”, ma ktheu”, rrëfen ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy